Sekreti për këmbë të bukura

Life style

Sekreti për këmbë të bukura

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Ish-modeli australian Elle Macpherson është 54-vjeçe, por duket si një njëzetvjeçare.

Pas vetes ka një karrierë serioze të supermodeles dhe në sajë të saj ajo ende duket e re dhe e freskët.

Elle Macpherson zbuloi disa sekrete të paraqitjes së saj që çdo grua mund të aplikonte. Në radhë të parë, ajo thotë se gjithmonë përpiqet të përmbushë një minimum prej shtatë orë gjumë në ditë. Ajo shkon në shtrat rreth orës gjysmë dhjetë ose dhjetë.

Gjërat që e bëjnë të ndihet më mirë janë joga në mbrëmje ose një rrezitje e shkurtër gjatë ditës. Elle rekomandon çdo lëvizje dhe veprimtari në ajër të pastër. Dieta e saj përbëhet kryesisht nga fruta dhe perime të freskëta, proteina, humus dhe tahini.

Shumë gra në moshën e saj ballafaqohen me bark të tejmbushur dhe Elle këshillon që kjo të vitohet duke notuar çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat