Kur një femër e fortë të thotë lamtumirë, më nuk ka kthim prapa

Life style

Kur një femër e fortë të thotë lamtumirë, më nuk ka kthim prapa

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 18:24
Ilustrim

Një thënie e njohur thotë se një femër e fortë dashuron, falë, largohet dhe më nuk ka kthim prapa.

Për të qenë më të qartë, ndarja është eksperiencë traumatike pavarësisht se kush jeni, por femrat e forta  i përballojnë ndarjet më ndryshe sesa ato të zakonshmet.

Si e bëjnë këtë?

Epo, le të fillojmë me “momentin e së vërtetës”. Pra, ky është momenti kur mashkulli vendos se lidhja nuk është duke funksionuar dhe ndahet. Në anën tjetër, ajo e kupton se nuk është ai i përshtatshëm dhe pajtohet t’i përfundojë gjërat.

A pritni që ajo të ndihet e tronditur? A mendoni se do të përjetojë një sërë emocionesh që vijnë si pasojë e thyerjes së zemrës?

Ju e keni mirë nëse përgjigjeni me “po”, por duhet ta keni parasysh se te femrat e forta ato emocione zgjasin vetëm pak kohë.

Lidhja që e keni pasur, ndonëse ka mundur të jetë e veçantë në një periudhë të caktuar kohore, mbetet prapë vetëm një lidhje. Ajo nuk e lë asnjë ngjarje të vetme ta përcaktojë atë kush është si person apo se si duhet të ndihet.

E vërteta është se ajo do të pajtohet shumë shpejt me ndarjen dhe do ta fillojë fazën e rikuperimit pa e kthyer kokën prapa.

Ndonëse ajo mund ta shikojë herë pas here ndonjë fotografi të vjetër, t’i rikujtojë disa ngjarje, ajo asnjëherë nuk do t’ju lut të qëndroni.

Ajo e din se asnjë person nuk është burimi i vetëm i inspirimit, gëzimit e përmbushjes që ajo e ndjen. Këto gjëra ajo i posedon vetvetiu dhe, në vend se të fokusohet në atë se çfarë jeni duke bërë pasi të ikni, ajo fokusohet në vetveten. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat