Meshkujt që kanë stres më shumë i donë femrat e shëndosha

Life style

Meshkujt që kanë stres më shumë i donë femrat e shëndosha

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Hulumtuesit britanikë kanë zbuluar që meshkujt që u janë ekspozuar situatave të cilat u shkaktojnë presione të mëdha, më shumë i donë femrat me peshë të madhe trupore. Ata kanë konkluduar që stresi mund t’ua ndryshojë kriteret lidhur me partneret potenciale.

“Ka literaturë të mjaftueshme në të cilën theksohen preferencat tona lidhur me indeksin e masës, gjë që me siguri në është e vërtetë, thotë dr. Martin Tovi, bashkautor i studimit të cilin e ka zbatuar një ekip i shkencëtarëve nga Londra dhe Njukasli, që është botuar në zhurnalin “PlosOne”.

Dr. Tovi në hulumtimin e mëparshëm ka thënë që rrethi jetësor gjithashtu ndikon në definimin e të preferuarës. Për shembull, në vendet ku ka mungesë ushqimi, meshkujt më shumë i joshin femrat e shëndosha sesa atje ku çdo gjë është me bollëk dhe ku atmosfera është më e relaksuar.

“Dallimet në peshën ideale femërore te meshkujt në gjendje stresi janë shumë më të vogla nga dallimi te meshkujt të cilët janë në situatë të vështirë ekonomike”, mirëpo gjithnjë flitet në favor të asaj që asnjë ideal nuk është “për tërë jetën”.

“Vazhdimisht flitet për vetëm një ideal, mirëpo definimi i figurës së preferuar të femrës është shumë fleksibil. Nëse i ndërroni mediet të cilat i përcillni apo stilin e jetesës, do t’ju ndryshohet edhe ideja për femrën e përsosur”, konkludon dr. Tovi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat