Shokon 40-vjeçari: Shoku po më dërgon foto nudo të gruas së tij dhe po më fton seks treshe

Life style

Shokon 40-vjeçari: Shoku po më dërgon foto nudo të gruas së tij dhe po më fton seks treshe

Nga: Bota sot Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Një burrë 40-vjeçar, ka rrëfyer për “The Sun” për një ofertë që ka marrë nga një shok palestre për seks treshe me gruan e tij.

40-vjeçari ka treguar se është i lumtur me gruan e tij, por shoku po e ngacmon vazhdimisht me fotografi seksi të gruas së tij, përcjell Bota sot.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e tij të plotë:

Një burrë, të cilin e takoj në palestër, po më dërgon mua fotografi të gruas së tij dhe po më sugjeron që të kemi seks treshe.

Në fillim, ai më fliste për gruan e tij me dashuri, por më pas gjërat ndryshuan.

Ai filloi të më dërgonte fotografi seksi nudo të gruas së tij, duke komentuar se sa e bukur është ajo.

Ajo është atraktive, por unë jam i martuar dhe jam shumë i lumtur. Unë jam 40-vjeçare, ndërsa gruaja ime është 36-vjeçare.

Ai më ka folur për preferencat e saj seksuale dhe çfarë do t’i pëlqente që të bëja unë me të.

Ai tani po më shkruan vazhdimisht dhe çdo natë, duke më dërguar fotografi të saj me burra të tjerë.

Nuk e di nëse ai është qejfli festash ose kurioz për seksin.

Përgjigjja e psikologes:

Ndoshta atij i pëlqejnë më shumë treshet, por ju mbani distancën tuaj.

Mos u përgjigjni dhe mos bisedoni me të, kështu që ai nuk mund t'ju tërheqë.

Nëse keni një martesë të lumtur, do të humbnit shumë nëse do të pranonit ofertën e tij.

Mendoni se çfarë mundësie për shantazh do t'i jepnit këtij personi në qoftë se do të pranonit sugjerimet e tij.

Fotografitë tuaja me gruan e tij mund të përhapen nëpër rrjete sociale, ku do t’i shihnin shuëm njerëz, duke përfshirë edhe gruan tuaj./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat