Përse dridhet qeni im?

Life style

Përse dridhet qeni im?

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 14:28
Ilustrim

Kur kafshët shtëpiake dridhen është shumë lehtë të supozojmë se e kanë nga i ftohti, por faktikisht ka edhe shkaktarë tjerë se përse qentë apo macet dridhen.

Mund të jetë e vështirë të vërehet dallimi për shkak se qentë dridhen për shumë arsye – mund të dridhen nga emocionet kur ju shohin, nga dhimbjet, nga mosha e shtyrë, ose mund të kenë edhe marramendje.

Por, dridhjet dhe të ngjethurat e papritura mund të jenë simptoma të ndonjë gjëje më serioze – siç janë sëmundjet e veshkave, helmimet apo lëndimet.

Kështu që, nëse qeni juaj fillon të ngjethet apo dridhet papritmas, është e rëndësishme t’i vëreni edhe simptomat tjera si diarreja, të vjellat apo çalimin.

Në këtë rast duhet të flisni menjëherë me veterinarin.

Një tjetër arsye se përse qeni juaj mund të dridhet, që është e ngjashme me njerëzit, mund të jetë si formë e kontrollimit të temperaturës.

Kur ju jeni me grip, termostati i trupit vendoset në një temperaturë më të lartë. Kur temperatura përpiqet të bie poshtë në nivel normal, ndodhin të ngjethurat në mënyrë që të vendoset në pikë temperatura.

Nëse qeni juaj është me grip, ai mund të dridhet për të krijuar nxehtësi trupore; mund të kontrolloni nëse qeni ka temperaturë duke ia ndjerë hundën. Nëse e ka hundën të lagësht dhe të freskët, atëherë është shenjë e një shëndeti të mirë, por nëse e ka hundën të tharë dhe të nxehtë, atëherë qeni mund të jetë me grip.

Sipas ‘Pet Health Network’, dridhja mund të jetë edhe shenjë e sëmundjeve si problemet me veshka apo mos balancimi hormonal.

Edhe çrregullimet neurologjike dhe muskulore mund të shkaktojnë të ngjethura dhe dridhje te qeni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat