Masazhi që po përmirëson dukshëm jetën sensuale, duhet ta provojë çdo çift

Life style

Masazhi që po përmirëson dukshëm jetën sensuale, duhet ta provojë çdo çift

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Një lloj masazhi me periudhë prej dhjetë minutash mund të jetë rruga për përmirësimin e jetës seksuale, sipas hulumtimeve të reja.

Studimi tregon se shtrydhja dhe fërkimi i këmbëve nxit prodhimin e hormonit të oksitocinës, i cili njihet edhe si “hormoni i përqafimeve”.

Në këtë studim finlandez, 40 meshkuj të rritur morën masazh prej dhjetë minutash në këmbë nëpërmjet duarve të partneres apo një makineje masazhimi.

Mostrat e gjakut u morën para dhe pas masazhimit, si dhe u matën nivelet e oksitocinës.

Nivelet u rritën në gjak deri në masën 51 për qind pas masazhit të administruar me dorë, krahasuar me 18 për qind me masazhin e përformuar nga makina.

Përqendrimi i nervave në këmbë mendohet të jetë një arsye e shtimit të sensitivitetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat