Historia e 47-vjeçarit: Tradhtova bashkëshorten me një kolege të re, tani ajo bën seks me një që njohu online

Life style

Historia e 47-vjeçarit: Tradhtova bashkëshorten me një kolege të re, tani ajo bën seks me një që njohu online

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 11:24
Ilustrim

Historia e 47-vjeçarit: Tradhtova bashkëshorten me një kolege të re, tani ajo bën seks me një që njohu online

Ndoshta nuk duhej ti kishte treguar bashkëshortes se kam pasur marrëdhënie seksuale me një kolege sa gjysma e moshës ime. Ajo e përplasi unazën e dasmës në tavolinën e kuzhinës dhe që atëherë nuk e ka vendosur më.

Kështu e nisi letrën një 47-vjeçar drejtuar Deidre të “The Sun”. Ai rrëfen se ka 20 vite martesë me gruan e tij 45-vjeçare, si dhe kanë dy fëmijë 11 dhe 8 vjeç. Ndërkohë kolegia e tij është 23 vjeçe.

Kjo është letra e plotëe 47-vjeçarit:

Nisa të dilja me këtë kolege një ditë të premte pasi mbaruam punën. Doja të flisja me të rreth problemeve të mia në martesë si dhe ajo më sugjeroi se si të rregulloja marrëdhënien me bashkëshorten time.

Ajo është shumë e bukur. Teksa ishin në taksi ndava një puthje me të, e pastaj zbritëm dhe në një rrugicë bëmë seks të tërbuar. U ndjeva mirë pasi kisha kohë që nuk kisha intimitet me gruan time.

Problemet në shtëpi filluan kur bashkëshortja anuloi planet për të shkuar larg për 20-vjetorin tonë me pothuajse asnjë njoftim apo shpjegim. Nuk ishte hera e parë që ajo më bëri diçka të tillë. Prandaj nuk u ndjeva fajtor për tradhtinë, pasi isha ndier i refuzuar nga ajo.

Jam munduar të flas me gruan time rreth marrëdhënies sonë, rreth jetës seksuale dhe ndryshimeve të planeve që ajo bën pa asnjë shpjegim, por ajo as më dëgjon.

Dhe e vetmja që unë mund të flas lirisht është kolegia e re te puna, edhe pse nuk kemi bërë më seks. Një ditë u ndjeva keq për atë që kishte ndodhur me 23-vjeçaren dhe vendosa ti tregoja gruas sime. Ajo u bë keq dhe hoqi unazën e martesës.

Unë po mundohem që të rregulloj marrëdhënien me të. I kam blerë dhurata, i kam gatuar ushqimet e saj të preferuara, por ajo thotë se nuk mund të bie më në dashuri me mua, pasi e kam vrarë me atë çfarë kam bërë. Tani ajo ka nisur një “marrëdhënie virtuale” me dikë që ka njohur online.

Ata i dërgojnë njëri-tjetrit foto dhe video intime si dhe shkruajnë vazhdimisht. Gjithashtu janë takuar edhe një herë që të bënin seks. Ky burri duket se është rreth 40 vjeç.

Tani ajo kërkon divorcin dhe unë i kam thënë që të nisë procedurat. Nuk dua që kjo gjë të ndodhë, pasi e dua sërish bashkëshorten time.

Kjo është përgjigja e psikologes Diedre:

Duket sikur ka shumë çështje të pazgjidhura në marrëdhënien tuaj me bashkëshorten, dhe që kanë nisur kohë më parë.

Anulimi i planeve argëtuese në minutën e fundit mund të jetë ndëshkim për ty, për ndonjë “gabim” që ke bërë me të apo me fëmijët tuaj.

Ju po tradhtoni që të lëndoni njëri-tjetrin, por duket sikur ende ka ndenja dashurie mes jush. Mos i besoni më koleges tuaj të re, duket sikur ajo po kërkon probleme.

Flisni me bashkëshorten për marrëdhënien tuaj dhe dy fëmijët dhe mundohuni që t’i zgjidhni problemet që keni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat