Gjërat të cilat çdo femër pret që mashkulli të jetë i aftë t’i bëjë

Life style

Gjërat të cilat çdo femër pret që mashkulli të jetë i aftë t’i bëjë

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 12:24
Ilustrim

Në kohërat moderne ku femrat në të gjitha sferat janë të barabartë me meshkujt – ose të paktën mundohemi ta arrijmë barazinë gjinore – sigurisht se ka disa aspekte në të cilat ende nuk jemi të barabartë.

Patjetër se duhet punuar shumë që të fuqizohet roli i femrës në shoqëri dhe të arrihet barazia gjinore. Megjithatë, ka edhe disa stereotipe gjinore të cilat u drejtohen meshkujve.

P.sh. femrat presin që mashkulli i tyre të jetë i aftë në disa aspekte të përditshmërisë.

Këto janë disa prej gjërave që femrat duan që mashkulli i tyre t’i dijë.

Ta ndezë zjarrin

Nuk ka rëndësi a jeni në natyrë, a jeni duke e ndezur skarën apo thjesht qëllimi juaj është ta ndizni një zjarr romantik gjatë netëve të ftohta të dimrit, ndezja e zjarrit mbetet gjithçka që çdo mashkull duhet ta dijë.

Ta ndërrojë gomën e veturës

Shpërthimi i gomës gjithmonë është skenar i keq, por për çdo mashkull kjo duhet të jetë vetëm pengesë e vogël pa pasur nevojën të thirren persona tjerë në ndihmë.

Ta mbroni atë

Ju mund të pyesni se nga çfarë ta mbroni atë, epo, nga çdo gjë që e kërcënon atë sepse femrat duhet të ndihen të mbrojtura dhe të sigurta tërë kohën sa janë me ju.

Nuk është vetëm çështje e sulmeve fizike apo verbale, mund të ketë mbrojtje edhe nga i ftohti apo shiu, por me rëndësi të jeni pranë saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat