Grimohuni sipas formës të fytyrës! Trend që lindi nga familja Kardashian

Life style

Grimohuni sipas formës të fytyrës! Trend që lindi nga familja Kardashian

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 10:06
Nëse akoma nuk ia keni dalë ta perfeksiononi këtë teknikë, atëherë shihni çfarë ju nevojitet për t’u bërë një profesioniste

Konturimi i fytyrës është një trend që lindi nga familja Kardashian dhe nuk duket se ‘do të vdesë’ shpejt. Pothuajse të gjitha ne jemi përpjekur të arrijmë pamjen që e shohim tashmë kudo.

Nëse akoma nuk ia keni dalë ta perfeksiononi këtë teknikë, atëherë shihni çfarë ju nevojitet për t’u bërë një profesioniste.

Image

Si fillim gjeni një paletë e cila i përmban të gjitha produktet që ju duhen: Blush (i kuqi i faqeve), Highlight (ndriçuesi) dhe Contour (kremi i errët për konturimin). Me një paletë të tillë, nuk do keni nevojë të zgjidhni ngjyrat vetë.

Më pas merrni një furçë të butë dhe sigurohuni që të jetë e pastër para përdorimit.

Image

Ndiqni tabelën në foto për të kuptuar se ku do t’i vendosni këto produkte sipas formës së fytyrës tuaj. Me rozë është blush, me të bardhë është highlight, me kafe është konturi. Mund të dalloni formën e fytyrës tuaj duke parë sa të harkuara janë konturet e ballit dhe të nofullës. Gjithashtu, mund të matni dhe të krahasoni gjatësinë dhe gjerësinë e ballit me nofullën dhe mollëzat.

Image

Aplikojini produktet sipas fotos, por jo në sasi të mëdha. Është mirë të filloni me pak dhe pastaj të shtoni. Pas aplikimit, përhapini me lëvizje të lehta të furçës, duke filluar nga pjesa e bardhë e highlight dhe duke vazhduar me konturet. Kujdes, mos filloni nga konturet, sepse do jetë shumë e veshtirë të përhapni highlightin, pasi furça të jetë bërë pis me ngjyrën e errët. Në fund përdorni një pudër në të gjithë fytyrën për të fiksuar grimin.

Për t’u dukur sa më të kompletuara, shtoni pak pudër shkëlquese në pjesën e mollëzave. Ja ku përfunduat me grimin, tani mos harroni të bëni disa selfie perfekte si një yll i vërtetë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat