Dashurinë e jetës do ta takoni pasi ta bëni gabimin e jetës

Life style

Dashurinë e jetës do ta takoni pasi ta bëni gabimin e jetës

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 21:43
Ilustrim

Në shekullin e 13-të, poeti persian Rumi kishte shkruar se “plaga është vendi përmes së cilit Drita futet te ju”.

Më shumë se 800 vjet më vonë, ende kjo thënie na rikujton se përse një zemër e thyer mund të jetë vetëm ura drejt dashurisë e cila na bën të ndihemi të plotë, të ndritshëm e plot shpresë.

Kjo nuk do të thotë se dashuria nuk na lëndon. Dashuria na lëndon tej mase. Shumë pak gjëra ju bëjnë të ndiheni më keq sesa kur ia dhuroni zemrën dikujt vetëm për ta kuptuar se ai person nuk mund ta jep një pjesë të tijës.

Ne humbasim aq shumë në dashuri saqë i injorojmë të gjitha shenjat paralajmëruese të tmerrit që do vjen – tmerr i cili na lë të copëtuar në mijëra pjesë.

Kjo na ndodh të gjithë neve. Për hatër të dashurisë, ne e bëjmë gabimin e zgjedhjes së një personi që nuk përshtatet mirë me ne.

Ne e bëjmë këtë sepse kemi shumë për të dhënë, por nuk i kemi mësuar leksionet që na bëjnë të gatshëm për personin e përjetshëm.

Mësimet më të vlefshme janë gjithmonë të dhimbshme, dhe mësimet që i mësojmë nga dashuria e gabuar mund të jenë më të dhimbshmet.

Prandaj, ndoshta këto gabime që i bëjmë nuk janë në të vërtetë gabime. Ndoshta janë vetëm mënyra e vetme se si mund ta mësojmë mënyrën si dashurojmë, përse lëndohemi, si dhe kush është i mirë e i keq për ne.

Nëse kjo është mënyra se si vërtet funksionon, atëherë ai gabim – vështirësia për të hequr dorë, ajo dëshirë joracionale për të qëndruar në një lidhje toksike – ndoshta nuk është gabim fare. Ndoshta është cikli natyral se si duhet të rrjedhin gjërat.

Është mënyra e vetme se si do ta shohim kur një lidhje po shkon mirë, pasi që e kemi parë se si ka shkuar keq. Kemi kaluar në procesin ku jemi përpjekur në maksimum për ta rregulluar një gabim, andaj tani e dimë se kur është e vërtetë.

Normalisht, edhe pse e dini këtë kjo nuk jua vështirëson procesin nëpër të cilin jeni duke kaluar. Shërimi është proces i gjatë që kërkon energji dhe vendosmëri.

Kjo na bën vetëm më të fuqishëm. Duhet shumë forcë ta kuptojmë se e dashurojmë dikë por që duhet të dorëzohemi dhe largohemi, pasi që jemi të destinuar për diçka më të mirë.

Ky do të jetë një rrugëtim shumë i gjatë, por ia vlen sepse në fund do të futeni në një lidhje të mbushur me dashuri të vërtetë, e cila vetëm ju relakson, siguron dhe nuk ka drama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat