Ata që përdorin shumë “emoji”, kanë ide seksiste

Life style

Ata që përdorin shumë “emoji”, kanë ide seksiste

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 21:45
Ilustrim

Njerëzit që mendojnë gjatë tërë kohës për seks, i shtojnë mesazheve shumë “emoji”.

Hulumtimi i bërë në Shtete të Bashkuara, me 5,600 njerëz të regjistruar në ueb-faqe për gjetjen e partnerëve, ka gjetur se figurat ngacmuese, janë një amë e fortë, si për meshkuj, poashtu edhe për femra.

Në të njëjtën kohë, ata që i fshehin ndjenjat e tyre seksuale, nuk përdorin këto lloj figurash.

Match.com zbulon se deri në 40 për qind e personave, që përdorin shumë “emoji”, mendojnë gjatë tërë kohës, se si të kenë marrëdhënie seksuale.

Grupi tjetër, që janë më pak të prirë për seks, pranojnë se përdorin këto figura, por në sasi të vogël dhe jo në secilin mesazh.

Personat që janë të kënaqur seksualisht, përdorin “emoji” rrallë, si dhe vetëm një në fund të mesazhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat