Rrëfehet 37 vjeçari: Jam në ankth për shkak të ish të dashurve të dashurës sime, pasi unë nuk...

Life style

Rrëfehet 37 vjeçari: Jam në ankth për shkak të ish të dashurve të dashurës sime, pasi unë nuk...

Nga: Bota sot Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 09:36
Ilustrim

Një burrë 37 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me një vajzë 29 vjeçare, e cila ka pasur të dashur në të kaluarën, të cilët kanë qenë atletë të seksit, përcjell Bota sot.

Ai thotë se me të dashurin e fundit ajo ka bërë seks 6 herë brenda natës dhe ky fakt e ka tmerruar atë, pasi ai thotë se mund ta bëjë vetëm dy herë radhazi dhe mund të zgjasë vetëm 19 minuta.

Burri thotë se i është bërë ankth natën kjo çështje, derisa e dashura i ka thënë se ajo ishte lodhur nga kjo dhe se nuk ka pse të brengoset.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të burrit 37 vjeçar:

E dashura ime ka pasur seks shumë të mirë me ish të dashurit e saj, ndërsa unë nuk jam aq i mirë.

Ajo ka bërë seks gjashtë herë brenda natës me të dashurin e fundit dhe kjo ka zgjatur me vite. Tani unë nuk mund t’i largoj nga mendja këto imazhe.

Unë jam 37 vjeçar dhe jam në lidhje prej disa muajsh me të dashurën time. Ajo është 27 vjet dhe është ndarë nga i dashuri i saj para dy vitesh. Kam qenë xheloz në ish partnerët e të dashurës sime për një kohë të gjatë.

Ajo më tregoi për një ish të dashur nga shkolla e mesme, me të cilin ishte ritakuar sërish përmes Facebook-ut, përpara se të takohej me mua. dhe ata e kishin aranzhuar një takim për të bërë seks.

Ajo më tha se kishin qëndruar tërë natën bashkë dhe në fund ajo ishte larguar. Kur unë e pyeta atë se sa kishte zgjatur ai dhe sa herë e kishin bërë, ishte e qartë se ai ishte atlet seksual, derisa unë mund ta bëj vetëm dy herë dhe më së shumti mund të zgjas 10 minuta.

Kjo më jep ndjenja të papaërshtatshme. E bëra të vështirë për atë, derisa unë vetëm bëja pyetje dhe ajo më përgjigjej.

Atë natë kisha ankthe dhe të flija.

Unë isha i obsesionuar nga ato imazhe që më rrinin në mendje. I tregova për këtë të dashurës sime dhe ajo më tha se nuk do të më kishte treguar të gjitha ato gjëra, nëse do ta dinte se ato do të kishin tërë atë ndikim tek unë.

Unë kam qenë kështu edhe me të dashurat e kaluara. Nëse unë e kuptoj se ish i dashuri i të dashurës time ka qenë më i mirë në shtrat me të, unë bëhem shumë xheloz dhe mërzitem. E dashura ime më ka thënë se nuk ka asnjë arsye që unë të bëhem xheloz, derisa thotë se ajo ishte mërzitur nga e gjithë kjo dhe do të mërzitej sërish shumë shpejt.

Pse unë duhet t’i bëj këto pyetje kur unë nuk dua t’i di përgjigjet?

Kjo është përgjigja e psikologes për burrin:

Ne të gjithë kemi të kaluar. E dashura jote është me ty pasi dëshiron të jetë. Shiko të mos e largosh atë me gjëra të tilla dhe shiko që ta ndërtosh lidhjen me dashuri.

Se sa zgjatë dhe sa shpesh mund të bësh seks nuk është çështja apo problemi. Ajo të ka treguar ty se seksi nuk është gjithçka për të. Çështja është tek kënaqësia që ti i jep të dashurës tënde.

Shënoje se çfarë shijon ajo më shumë, se si ajo dëshiron që të preket dhe puthet dhe koncentrohu në atë. Mos mendo për ish të dashurit e saj dhe si ka qenë ajo me ta./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat