Ju pëlqejnë flokët e gjatë? Këto maska bëjnë mrekulli

Life style

Ju pëlqejnë flokët e gjatë? Këto maska bëjnë mrekulli

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 10:05
Ilustrim

Një ndër problemet kryesore që përballen shumë vajza e gra, janë flokët që rriten ngadalë, ose kanë pësuar rënie.

Disa femra kanë shumë dëshirë që të kenë flokë më të gjatë dhe të mund të “luajnë” me to duke bërë modele të ndryshme.

Në ndihmë i vjen kjo maskë natyrale, pa koncentrate dhe pa materiale kimike apo të tjera të dëmshme.

Rritja e flokëve me vezë

Vezët janë të mbushura me shumë nutrientë, duke përfshirë biotinë, vitaminë A, D dhe foliat – shumica prej të cilave gjenden në flokë.

Një tretman i flokëve e vezë mund ta inkurajojë rritjen dhe t’i parandalojë dëmtimet. Përzieni dy të verdhë të vezës me dy lugë gjelle vaj ulliri dhe aplikojeni produktin në flokë. Lëreni ashtu për 20 minuta pastaj pastroni flokët me ujë të ftohët dhe shampo.

Rritja e flokëve me aloe vera

Aloe vera ka veti të mahnitshme që mund të përdoren për shumë ilaçe të tjera shtëpiake. Sa i përket çështjes së flokëve, aloe vera mund t’i forcojë dhe riparojë ato, e promovon rritjen e flokëve, e pastron skalpin dhe të gjitha këto e përmirësojnë shëndetin e flokëve. Provoni ta aplikoni aloe veran në skalp dhe ta masazhoni nëpër flokë. Lëreni aty një orë para se t’i lani flokët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat