Çelni ngjyrën e flokëve përmes maskës me kamomil dhe limon

Life style

Çelni ngjyrën e flokëve përmes maskës me kamomil dhe limon

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 10:06
Ilustrim

Ka një mënyrë për të çelur ngjyrën e flokëve pa shkuar te parukierja. Jo vetëm qe do kurseni paratë por nuk do të dëmtoni as flokët me produkte kimike që janë shumë më të forta kur kërkojmë të arrijmë një ngjyrë të hapur.

Të çelësh flokët me kamomil është një nga metodat më të përhapura. Mjafton të vendosësh një bistinë në ujë të ngrohtë, ta lësh disa minuta dhe të përgatisësh më pas shampon me lëngun e përftuar. Pas disa përdorimesh do të kesh flokë shumë më të çelët e të ndriçuar.

Nëse doni, provoni edhe limonin. Shtrydhni dy limona në një gotë ujë dhe lyeni flokët. Duhen sërish 30 minuta përpara se të shpëlani flokët dhe të vendosni balsamin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat