Nëse nuk jeni sportist, mos ushtroni dy herë në ditë - Bota Sot
Nëse nuk jeni sportist, mos ushtroni dy herë në ditë

Life style

Nëse nuk jeni sportist, mos ushtroni dy herë në ditë

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 14:20
Ilustrim

Ndërkohë që ushtrimet rekomandohen të bëhen tri herë në javë, ka disa edhe prej atyre që një ushtrim në ditë iu duket pak dhe vendosin të shkojnë në palestër dy herë brenda ditës - në mëngjes dhe mbrëmje.

Por ushtrimet e tilla mund të bëjnë më shumë dëm sesa përfitim, paralajmërojnë trajnuesit e palestrave.

Për muskujt është po aq e rëndësishme rimëkëmbja, ashtu si dhe stërvitja, dhe nëse e humbni kohën tuaj të rimëkëmbjes, do të jeni më të prirë për lodhje dhe lëndime. Nëse nuk mundeni pa stërvitje, bëni që pauza mes ushtrimeve të paktën të jetë gjashtë orë.

Ushtrimi më i fortë duhet të bëhet në mëngjes, më pak rekomandohet në mesditë, si për shembull stërvitje kardiake dhe joga.

Sigurohuni të pini mjaft lëngje dhe të ushqeheni mirë. Nuk do të ishte keq për të futur një sy gjumë pasdite për t'i dhënë trupit mundësinë për të pushuar. Megjithatë, nëse nuk jeni sportist, praktikoni të mos bëni stërvitje rregullisht dy herë në ditë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test