Mania për buzë të trasha transformon 23-vjeçaren!

Life style

Mania për buzë të trasha transformon 23-vjeçaren!

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 15:36
Billie Roocroft

Pavarësisht moshës, apo gjinisë duket se dëshira për të përmirësuar pamjen po shtohet dita ditës. Një 23-vjeçare ka rënë pre e manisë së saj, për të patur buzë të trasha, duke bërë një trajtim të parekomanduar në kushte shtëpie, dhe rezultati ishte ky:

Billie Roocroft aplikoi një mbushës në buzë, reklamën e  të cilit e kishte parë në facebook. Por rezultati pas aplikimit ishte shumë larg asaj çka dëshironte Billie, pasi ajo e pa veten të dukej si “Elephant Man”. Shumë vajza bien pre e reklamave joshëse në rrjetet sociale, duke bërë trajtime aspak të rekomanduara me dëshirën për të përmirësuar pamjen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat