Këto ushqime parandalojnë rënien e flokëve

Life style

Këto ushqime parandalojnë rënien e flokëve

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Ndryshimet klimatike dhe hormonale, një gjendje e caktuar shëndetësore, stresi dhe mungesa e lëndëve ushqyese janë disa nga arsyet e rënies së flokëve.

Por ekspertët rekomandojnë njerëzit që të konsumojnë ushqime të pasura me flavonoide që forcojnë folikulat e flokëve, ushqime të pasura me hekur për të shtuar numrin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ushqimet e pasura me proteina ndihmojnë në rritjen e flokëve.

Këto janë disa nga ushqimet që luftojnë rënien e flokëve, sipas ekspertëve:

Veza

Të pasura në proteina, vezët ndihmojnë në rritjen e prodhimit të kolagjenit.

Lëndët ushqyese kryesore: Vitaminat A dhe D, karotine, luteinë, zink dhe proteina

Farat e kungullit

Farat e kungullit janë të pasura në proteina dhe zink dhe ndihmojnë në forcimin e imunitet, duke çuar kështu në rritje të flokëve.

Lëndë ushqyese ka: Zink, hekur, fosfor, magnez, kopër, proteina.

Frutat e pyllit

Janë të pasura me vitaminë C që rrit në mënyrë natyrale prodhimin e kolagjenit, frutat po ashtu ndihmojnë gjithashtu në absorbimin e hekurit.

Vitamina C ndihmon në qarkullimin e gjakut në kokë, ndërkohë që antioksidues mbrojnë folikulat nga dëmtimi nga radikalet e lira.

Perimet e jeshilta

Perimet e gjelbra si spinaqi, lakra, lakërishte etj ndihmojnë në prodhimin e keratinës, një lloj proteine që forcon folikulat e flokëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat