Shenjat e sigurta që nuk të shikon si mik

Life style

Shenjat e sigurta që nuk të shikon si mik

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Thonë që dashuritë më të bukura janë ato të cilat zhvillohen nga miqësia… këto janë shenjat që miqësia juaj po shkon në atë drejtim.

Tashmë një kohë të gjatë jeni miq, njëri-tjetrit ia tregoni të gjitha, madje edhe me kë takoheni dhe kush ju pëlqen. Dhe ndodh përnjëherë, që të shfaqet ai ndryshim të cilin ju nuk e keni kuptuar.

Miqësia juaj merr formë të re dhe gjithnjë e më shumë i ngjan lidhjes romantike. Mirëpo, assesi që të filloni lidhjen sepse nuk jeni të sigurt që ai ose ajo ndaj jush ndjen më shumë se miqësia?

Këto janë shenjat e sigurta që tek ju sheh më shumë se mikun.

Miqtë tuaj fillojnë t’ju gërgasin

Çdo herë kur jeni diku bashkë në shoqëri, dikush nga miqtë tuaj të përbashkët si me shaka thotë sa do të dukeshin bashkë si çift, sa jeni të ngjashëm? Është më se e mundshme që miqtë tuaj atë shkëndijë ndërmjet jush e kanë vërejtur edhe para se ju të keni kuptuar se çfarë po ndodh!

Çdo ditë bisedoni në telefon, më së shpeshti para se të flini gjumë

As që keni mundur ta vëreni, që dy të dy keni filluar të bisedoni çdo ditë? Madje ato janë biseda të gjata, bisedoni për çdo gjë dhe gjithçka” dhe fshehurazi kënaqeni në këto biseda. Bisedoni për atë se si e keni kaluar ditën, çfarë po bëni në atë moment…

Me kalimin e kohës, filloni që mezi të prisni këto biseda me “mikun” tuaj, ndërkaq dita e cila kalon pa biseduar është thjesht monotone.

Spontanisht njëri-tjetrit i ngjitni nofka

Në mënyrë të pavetëdijshme keni filluar disi t’i bëni komplimente njëri-tjetrit, si për shaka. Dhe të dy deri tani vëreni, mirëpo heshtni, që atë tjetrin të mos e vini në situatë të pakëndshme.

Thjesht, shkriheni çdo herë kur ju thërret me ndonjë nofkë me të cilën vetëm ai ose ajo ju thërret…

Ledhatimet spontane

Pa marrë parasysh a keni shikuar bashkë ndeshjen e futbollit apo filmin në kinema, shëtisni në park apo bëni diçka tjetër, mirëpo ato fora ortakllëku pa vërejtur janë shndërruar në mbajtje të këndshme për dore, përqafim “spontan”, ulje në prehër.

Me kalimin e kohës do të rritet edhe në atë përqafim të gjatë i cili pashmangshëm çon në puthje në ballë dhe pastaj edhe në atë puthjen “e vërtetë” – sepse, të gjithëve tashmë u është e qartë që ju të dy nuk jeni vetëm miq…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat