Dashuri apo epsh seksual? Katër mënyra si t’i dalloni këto dy ndjenja

Life style

Dashuri apo epsh seksual? Katër mënyra si t’i dalloni këto dy ndjenja

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 12:18
Ilustrim

Fillimi i një lidhje të re romantike padyshim se është periudhë emocionuese – ndërkaq rënia në dashuri është përvojë që jua ndryshon jetën tërësisht!

Sidoqoftë, në fillim të lidhjes, kur çdo gjë është argëtuese dhe e re, mund të jetë gjë e vështirë të kuptohet se a është dashuri apo epsh pasi që emocionet të cilat ndërlidhen me këto dy ndjenja janë shumë të ngjashme.

Fatmirësisht, një profesor i sociologjisë që ka studiuar qindra çifte ka treguar për katër gjërat të cilat mund t’ju ndihmojnë ta kuptoni se a keni rënë në dashuri apo thjesht është vetëm epsh.

Terri Orbuch, terapist, profesor i sociologjisë dhe autor i disa librave, këto shenja i ka treguar gjatë një prezantimi në ngjarjen TED – ndërsa shenjat do t’jua ndryshojnë mënyrën se si e mendoni dashurinë.

Sipas tij, shenja e parë që tregon se ajo çfarë jeni duke përjetuar dashuri e jo epsh është lidhja që e keni ju dy. Më hollësisht, dëshira për një lidhje mes partnerit dhe njerëzve tjerë të rëndësishëm në jetën  tuaj.

Përderisa epshi ju bën të dëshironi një lidhje vetëm ju me partnerin, nëse është dashuri, ju do të dëshironi që edhe personat tuaj të afërm ta duan partnerin.

Dallimi i dytë që tregon se a është dashuri apo epsh është mënyra se si flisni për lidhjen tuaj, pasi që e zgjedhja e fjalëve tregon shumë për ndjenjat e vërteta. Sipas Orbuch, nëse thoni “unë” në vend të “ne dy”, atëherë shanset janë se epshi po e drejton lidhjen tuaj, pasi që dy njerëz të dashuruar e mendojnë vetën vetëm si palë e jo si tek.

Indikatori i tretë është ajo çfarë zbuloni për vetveten – ku dashuria i inkurajon njerëzit t’i zbulojnë të gjitha pjesët e vetvetes, ndërkaq epshi i nxitë njerëzit t’i zbulojnë gjërat vetëm në nivel sipërfaqësor

Ndërkaq dallimi i katërt dhe final është influenca – ku, sipas Orbuch, dashuria nënkupton se personi tjetër ka ndikim në jetën tuaj.

P.sh. të marrim shembull se ju është ofruar një vend pune jashtë shtetit. Nëse është dashuri, ju e mendoni këtë mirë dhe lidhjen tuaj me partnerin, ndërkaq kur është epsh, partneri nuk ka fare ndikim në vendimin që do ta merrni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat