Meshkujt i kalojnë 7 orë në vit duke u fshehur në tualet për “paqe dhe qetësi”

Life style

Meshkujt i kalojnë 7 orë në vit duke u fshehur në tualet për “paqe dhe qetësi”

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Të gjithë neve na duhet ta përdorim tualetin herë pas here – ndonjëherë në shtëpi, e ndonjëherë në punë. Por, vështirë se dikush mund ta cilësonte përdorimin e tualetit si shpenzim i kohës së lirë.

Të jemi të sinqertë, nuk është ndonjë lloj kënaqësie ulja dhe shpenzimi i kohës në guacë të tualetit, apo jo?

Nëse mendoni kështu, atëherë jeni në mesin e thuajse të gjithë njerëzve, pasi që pak njerëz e mendojnë të kundërtën – të paktën deri tani.

Sidoqoftë, hulumtimet e reja thonë se meshkujt i kalojnë shtatë orë në vit në tualet vetëm si formë e ikjes nga realiteti.

Një numër brengosës i meshkujve detyrohen të shpenzojnë kohë në tualet për të kërkuar paqe dhe qetësi pas një dite me stres.

Hulumtimi, që është kryer nga kompania ‘Pebble Grey’, ka zbuluar përmes një anketimi me përafërsisht 1000 meshkuj se një numër i madh i meshkujve fshihen në tualet për një numër të madh të arsyeve, qoftë për shkak të grindjeve me partneren, për shkak të fëmijëve shumë energjikë, për t’i shmangur detyrat dhe obligimet e ndryshme, apo për ta kontrolluar telefonin pa i penguar dikush.

Kjo duket si një masë tejet ekstreme për të pasur pak vetmi.

Veç kësaj, rreth 45% e meshkujve të anketuar kanë deklaruar se gjetja e një kohe për ta kaluar në vetmi është proces shumë i vështirë, dhe 25% kanë pohuar se partneret e tyre nuk e kuptojnë sa të zënë e kanë jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat