Kështu ndikon dimri në shëndetin tonë

Life style

Kështu ndikon dimri në shëndetin tonë

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Dimri është një stinë që ka një ndikim të dukshëm në lëkurën dhe mbarëvajtjen e shëndetit.

Prej syve të pezmatuar e deri tek buzët e çara, kjo stinë bën që shumë probleme të shfaqen në trup dhe ndikon që të mos dukemi aq mire.

Ekzistojnë mënyra të ndryshme që ju bëjnë të dukeni bukur pavarësisht gjithçkaje. Disa këshilla që ju nevojiten për këtë janë: Sytë, buzët, lëkura, duart dhe këmbët.

Këto janë pjesët e trupit më të ndjeshmet gjatë dimrit.

Lëkura

Lëkura vuan shumë gjatë ajrit të thatë në dimër, dhe era e ashpër rezulton në plasaritje. Ajo mbetet e ndjeshme gjithashtu edhe ndaj rrezeve ultravjollcë, kështu që një krem me SP15 duhet të përdoret. Shpenzoni më pak kohë në dushe të nxehta.

Buzët

Buzët kanë pak mbrojtje ndaj të ftohtit, për shkak se i ekspozohen më së shumti. Ato thahen dhe qahen, që janë shenjë e mungesës së vitaminës B-kompleks. Arsyeja më e zakonshme pse qahen buzët këtë stinë është sepse ju i lëpini ato, duke i bërë ato të prira për t’u qarë. Përdorni kremra për buzë, pasi ju ndihmojnë që buzët të shërohen për 5-10 ditë.

Duart dhe këmbët

Edhe duart thahen dhe qahen kur ekspozohen ndaj elementeve të ashpra dhe atmosferës së thatë e ngrohjes qendrore. Kur i lani duart, mos i thani menjëherë, lëreni ujin që të zhytet në lëkurë. Përdorni sapun me zbutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat