Çfarë kërkon një femër e fortë te një mashkull?

Life style

Çfarë kërkon një femër e fortë te një mashkull?

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 16:27
Ilustrim

Të qenit në lidhje me një grua të pavarur dhe të fortë nënkupton se keni një grua në jetën tuaj që din si ta jetojë jetën dhe ta nxjerrë më të mirën nga çdo gjë.

Femrat e tilla nuk i tolerojnë gjepurat dhe ju ndihmojnë të bëheni person shumë më të mirë sesa që jeni.

Por, fatkeqësisht shumë meshkuj ‘poshtërohen’ nga këto lloj femrash. Ata nuk e kuptojnë se pavarësisht qëndrimeve të saja, ajo prapëseprapë është femër e cila i dëshiron gjërat e thjeshta në jetë, pasi që e din se ato gjëra janë më të vështirat për t’u gjetur.

Këto janë gjërat që gratë e tilla i kërkojnë te një mashkull:

KOHËN
Asaj i nevojitet koha. Femrat e forta duan një mashkull i cili e kupton nevojën e saj për kohë, pasi që ajo është person i cili nuk e lejon askënd të futet shpejt në jetën e saj, pavarësisht sa e fuqishme është lidhja. Asaj i duhet të sigurohet se ju e meritoni dashurinë dhe kohën e saj. Kështu, nëse dëshironi të bëheni me të, keni durim dhe lërini gjërat të rrjedhin në mënyrë natyrale.

RESPEKTIN
Asaj i duhet një mashkull që e respekton. Dikë që ia respekton mendimet, vlerat, kohën dhe emocionet. Ajo nuk e toleron asnjë formë mos-respekti.

LIRINË
Kjo nuk është diçka që ajo vetëm e dëshiron, por edhe diçka që i nevojitet. Asaj i nevojitet kohë për të kaluar në vetmi, por kjo nuk nënkupton se është mërzitur nga ju.

SINQERITETIN
Çdo grua e fortë dhe e pavarur nuk dëshiron lojëra të mendjes. Nuk dëshiron manipulime. Ajo nuk e toleron aspak këtë. Ajo është një emër e sinqertë, andaj pret sinqeritet nga partneri.

DASHURINË
Mbi të gjitha, ajo është qenie njerëzore. Prandaj, pavarësisht forcës dhe pavarësisë – ajo do të lëndohet herë pas here. Kjo është arsyeja se përse asaj i nevojitet dashuria. Dashuria e vërtetë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat