Rrëfehet 27 vjeçarja: Burri më la me vajzën e vogël, tani jam shtatzënë me të dashurin e ri por...

Life style

Rrëfehet 27 vjeçarja: Burri më la me vajzën e vogël, tani jam shtatzënë me të dashurin e ri por...

Nga: Bota sot Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 19:48
Ilustrim

Një grua 27 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se burri i saj e ka lënë atë të vetme me vajzën 6 muaj, përcjell. Tani ajo ka gjetur një të dashur 31 vjeçar me të cilin është shumë e lumtur, dhe pas 3 muaj lidhje ajo ka ngelur shtatzënë.

Kështu, i dashuri i ka thënë se ky është lajm i mirë dhe se do që të jetojnë bashkë.

Por që gruaja thotë se ka frikë që nuk do të funksionojë gjithë kjo dhe do të mbetet e vetme me dy fëmijë, të cilët nuk e kanë babanë e njëjtë.

Ajo ka rrëfyer po ashtu se ka frikë t’i tregojë ish burrit të saj dhe nuk e di si do të reagojë ai.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të saj:

Kam pasur seks brilant me një djalë që njoha, kur isha në periudhën më të keqe, pasi burri më la mua me vajzën time të vogël.

Tani unë e kam kuptuar se jam shtatzënë me të dashurin e ri pas tre muaj lidhje me të.

Unë kisha pesë vite me të bashkë kur ai më la. Ne ishim të martuar prej 18 muajsh dhe kur ai më la, vajza jonë ishte vetëm 6 muajshe.

Ai është baba përgjegjës. Ai paguan shërbimet për të dhe kontakton vazhdimisht me vajzën, por ai thotë se nuk ndihet i dashuruar në mua.

Unë mendoj se stresi e ka bërë atë që të tentojë të rregullojë marrëdhënien tonë.

Unë tani jam 27 vjeçar dhe kam njohur njerëz përmes klasës së vajzës.

Nëna ime më inkurajoi që të dilja, derisa ajo do të kujdesej për vajzën, kështu që unë u regjistrova në një faqe interneti për takim dhe njoha një djalë 31 vjeçar. Ne argëtoheshim shumë bashkë, dilnim për darkë, shkonim në kinema dhe nganjëherë shkonim dhe në banesën e tij për seks.

Ai nuk e ka njohur vajzën time, e lashë atë derisa të ishim më stabil. Ajo është vetëm 11 muaj dhe unë nuk dua që ai të hutohet.

Tani e kam kuptuar se jam sërish shtatzënë. I dashuri im i ri erdhi mbrëmë tek unë kur vajza ime kishte fjetur. Ai e kuptoi se ka diçka. Unë nuk munda të duroja më, fillova të qaja dhe ia thashë.

Ai ishte shumë i dashur, duke më thënë: “Hej mos u brengos. Ky është një lajm i mirë. Ti mund të largohesh këtu dhe të vish tek unë të jetosh”.

Ai ka shtëpinë e tij dhe ka një pagë të mirë, kështu që gjithçka duket bukur. Por unë nuk mund të mos jem e frikësuar. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, unë do të jem një nënë e vetme me dy fëmijë, me baba të ndryshëm.

Dhe unë nuk e di se si do t’ia tregoj këtë ish burrit tim.

Pas vitesh që unë kam menduar se nuk mund të mbes shtatzënë, kjo ndodhi aq lehtë. Ish burri im do të ndihet keq.

Kjo është përgjigja e psikologes për gruan:

Ish burri yt i ka vënë të parat ndjenjat dhe interesin e tij dhe ti ke mbetur me vajzën e vogël, kështu që tani është koha që ti ta shohësh interesin tënd.

Ti duhet ta bësh atë që është e drejtë për ty dhe për vajzën tënde.

Tregoji ish burrit tënd se ti ke vendosur çka është e drejtë për ty. Nëse ti ndjen se mund të jesh e lumtur me djalin që je tani, bëjë që ajo të funksionojë. Nuk do të thotë se duhet menjëherë të zhvendosesh tek ai./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat