Milioneri: Kërkoj një çift për ta dërguar në Mars - Bota Sot
Milioneri: Kërkoj një çift për ta dërguar në Mars

Life style

Milioneri: Kërkoj një çift për ta dërguar në Mars

Më: 28 shkurt 2013 Në ora: 11:22

Një multimilioner amerikan, Dennis Tito, i njohur si turisti i parë i hapësirës, ka deklaruar se ka një plan ambicioz, që do kushtojë 1 miliard dollarë, për të dërguar një çift të martuarish rreth të 50-ave në një vizitë në Mars.

Projekti do të quhet “Misioni për Amerikën”. Çifti fatlum do të përzgjidhet për udhëtimin që do zgjasë 501 ditë. Ata do jenë në një kapsulë të vogël dhe do kenë vetëm njëri- tjetrin për shoqëri.

Misioni do nisë më 5 janar 2018.

Tito është ish- inxhinier i NASA-s, që i ka bërë paratë në fushën e financave. Ai u bë i pari turist i hapësirës në vitin 2001, kur u pagoi rusëve 20 milion dollarë për një biletë për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

NASA nuk do të përfshihet në këtë projekt.

Misioni është planifikuar për në vitin 2018, për shkak se në atë periudhë Marsi i afrohet më afër Tokës.

Kjo ndodh çdo 15 vite, ndaj askush nuk pret deri në vitin 2031.

Në fakt kapsula nuk do ulet në Mars, por do i afrohet planetit deri në 160 kilometra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...