Ritual i tmerrshëm, vajzave u hekurosin gjinjtë

Life style

Ritual i tmerrshëm, vajzave u hekurosin gjinjtë

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 22:37

“Hekurosja” e gjoksit, është një ritual brutal i rrafshimit të gjoksit të sapozhvilluar të vajzave të reja me “sebepin” për t’i mbrojtur ato nga ngacmimet seksuale dhe përdhunimet. Dhe ky ritual, tashmë prek 3,8 milionë femra në të gjithë botën, thuhet në një raport të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Rituali i tmerrshëm konsiston në përdorimin e gurëve të nxehur më parë me të cilët ushtrohet forcë në gjoksin e adoleshenteve, duke shkatërruar indet e gjirit, çka i bën vajzat të duken më pak femërore. Sipas një studimi të Departamentit të Shërbimeve të Shëndetit Publik në OKB, kjo është një praktikë gjerësisht e përhapur në Kamerun, Nigeri dhe Afrikën e Jugut, vende ku vajzat abuzohen seksualisht në 58 për qind të rasteve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat