Të bukurit që hyjnë në politikë (Video) - Bota Sot
Të bukurit që hyjnë në politikë (Video)

Life style

Të bukurit që hyjnë në politikë (Video)

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 23:32

Sipas një studimi, të kryer nga Instituti i Ekonomisë Industriale në Pragë, njerëzit e bukur: Gjykohen më pozitivisht, trajtohen më mirë nga të tjerët, kanë një perceptim më të mirë për veten, shfaqin sjellje dhe tipare më pozitive.

Por, a është bukuria një kriter i suksesshëm edhe në politikë?

Me rritjen e përfaqësimit të grave në politikën ndërkombëtare, duket se në karriget vendimmarrëse është rritur edhe numri i portreteve të bukura, që i kanë dhënë hijeshi sallave parlamentare apo institucioneve qeveritare.

Rasti i Julia Timoshenkos ishte padiskutim ndër më të spikaturit. E para grua në krye të qeverisë ukrainase, ajo ishte pa më të voglin dyshim edhe fytyra e bukur e takimeve diplomatike.

Ndërkohë, në kontinentin e largët amerikan, një yll i spektakleve të bukurisë tashmë po i ngjitej politikës. Ishte fjala për Sarah Palin, guvernatorja e Alaskës,që u kandidua në vitin 2008 për zëvendëspresidente të Shteteve të Bashkuara në radhët e republikanëve. Megjithatë, askush nuk e harroi, që ajo ishte ish-kandidate për konkursin e “Miss Alaskës”.

Edhe pse ndoshta nuk janë shembujt më të mirë të shkëlqimit, ato janë padyshim shembujt e përfaqësimit të bukurisë në politikë.

Çfarë do të thoshim në këtë rast për ish-ministren italiane të Arsimit, Mara Carfagna, e ardhur drejtpërdrejt nga bota e modës, apo për Presidenten kroate, Kolinda Grabar? Në mos një kriter, duket se e bukura është një bonus edhe në politikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...