Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

Life style

Pse e tradhëtova burrin tim... Femrat rrëfejnë historitë e tyre

Më: 14 tetor 2015 Në ora: 16:39

Pyetja e parë që të vjen në mendje kur njëri prej partnerëve në një martesë tradhëton është: Pse? Një studim i kryer në Universitetin e Guelfit në Ontario, Kanada tentoi t’i jepte një përgjigje kësaj pyetjeje dhe kuptoi se arsyet pas tradhëtisë ndryshojnë shumë në varësi të gjinisë.

Për meshkujt është kryesisht për seks—sa më të lidhur të jenë me seksin, aq më shumë gjasa ka që të tradhëtojnë. Për femrat ka të bëjë më shumë me nivelin e kënaqësisë (jo vetëm seksuale) në marrëdhënien e saj, nëse një grua nuk është e lutmur në martesën e saj, ka gati 3 herë më shumë mundësi të tradhëtojë.

Pavarësisht arsyeve, një gjë është e sigurt: Tradhëtia është shkatërruese. Dhe shpesh, të qenurit jo besnik sjell në dritë disa probleme të fshehura të një marrëdhënieje. “Në shumë raste nxjerr me forcë në sipërfaqe probleme të një marrëdhënieje që në ndonjë rast tjetër nuk do të dilnin”, thotë Kevin Hansen.

Më poshtë, 5 femra, emri i të cilave është ndryshuar për të ruajtur anonimatin, kanë rrëfyer arsyet pse u shtynë të tradhëtojnë bashkëshortët e tyre.

Arsyeja #1: “Burri im ishte abuziv dhe unë kisha nevoje për mbështetje”.

“Ditën që u martova me burrin tim, e dija që ishte gabim,” thotë 50-vjeçarja Elizabeth Smith. Ai ishte abuziv, kontrollues dhe priste që unë të lija punën për të krijuar një shtëpi për të.” Pas më shumë se një viti të martuar, ajo filloi të ketë një marrëdhënie jashtëmartesore me një kolegun e saj. “Nuk isha e dashuruar, por më hapi sytë të isha pranë dikujt që më bënte të ndihesha mirë me veten, më bënte për të qeshur dhe më respektonte për atë që isha, jo për atë që ai donte të isha,” thotë ajo. “Lidhja më ndihmoi të gjeja veten dhe kuptova se mund të jetoja një jetë e pavarur nga burri im. Gjithashtu më dha kurajo të kërkoja divorcin. 25 vite më vonë, jam martuar me një njeri të mrekullueshëm. Bëjmë njëri tjetrin të lumtur dhe nuk përpiqemi të ndryshojmë asgjë”.

“Besimi që fitoi nga marrëdhënia jashtëmartesore i dha Elizabeth shkëndijën që i duhej për të dalë nga një martesë e gabuar, por mashtrimi nuk është mënyra e duhur për të dalë nga një lidhje abusive,” thotë psikologu njujorkez Michael E. Silverman. Merrni ndihmë nga një mik i besuar, anëtar i familjes, terapist, këshilltar ose në forma të tjera.

Arsyeja #2: “Nuk duronim dot më njëri-tjetrin”.

Kur Vanessa Myers, 28, u martua me bashkëshortin e saj 6 vite më parë, të dy ishin shumë të emocionuar për të bërë fëmijë, por pas ditës së dasmës, diçka ndryshoi për të. “Nisa të dashuroj punën time dhe fëmijët nuk kishin vend në kornizë,” tha ajo. Bashkëshorti i saj u lëndua nga ndryshimi i zemrës së saj dhe nisi t’i mbante mëri. “Nisëm të zihemi shumë dhe unë i mbaja mëri, sepse ai më mbante mëri dhe lëndonim njëri-tjetrin vazhdimisht. Një natë e pashë që tentonte të hiqte prezervativin, ndërsa bënim seks dhe ai moment i dha fund jetës tonë seksuale. Mungesa e intimitetit bëri që Vanessa ta tradhëtonte. “Njoha një djalë online dhe u frekuentuam bashkë për rreth një vit. Mori fund kur bashkëshorti im e kuptoi.” Vanessa dhe bashkëshorti i saj pranuan të kërkojnë terapi individuale dhe në çift dhe mundën ta shpëtojnë martesën e tyre. “Mësimi më i madh që mora ishte se nëse unë isha e palumtur në martesën time, bashkëshorti im kishte vetëm 50% të fajit.”

“Fakti që në atë marrëdhënie kishte inat të paadresuar, krijoi terren për një lidhje jashtëmartesore,” thotë Dr. Silverman. Doktori është i mendimit se rëndësia e komunikimit të hapur dhe të ndershëm në një marrëdhënie është thelbësor për vazhdimësinë e një marrëdhënieje, në të kundërt njëri prej partnerëve do të kërkojë mbështetje ose intimitet jashtë martesës.

Arsyeja #3: “Isha e mërzitur dhe jo e lumtur.”

Në moshën 35-vjeçare, Barbara Gisborne po jetonte ëndrëën amerikane. Ajo jetonte në Madison, Ëisconsin dhe bashkëshortin e saj dhe dy fëmijë – por ndihej e mjeruar. “Burri im ishte një njeri i mirë, por uën isha e mërzitur brenda dhe jashtë,” thotë ajo. “Në komunitetin tonë ndihesha si një katror që përpiqej të zinte vend në një vrimë të rrumbullakët.” Atë vit, në një udhëtim pune për në Chicago, ajo takoi australianin Bob në ashensor. “Patëm një lidhje të menjëhershme. Shkëmbyem numrat dhe i ruajtëm marrëdhëniet derisa vendosa të shkoj në Australi për ta takuar dhe për t’i dhënë fund, por rashë në dashuri me të.” Ajo la gjithçka që kishte, vendlindjen, bashkëshortin, punën dhe vendin e saj—për të filluar një jetë të re me Bobin në Australi. “U bëra e fortë, e pavarur, me vetbesim dhe ndihesha pjesë e kësaj bote,” thotë Barbara. “Kjo ndodhi 25 vite më parë dhe tani mund të them se lidhja ime jashtëmartesore ishte një kthesë e fuqishme në jetën time. Sot Bob dhe unë jemi të martuar, kemi një vinotekë në Australi, 5 fëmijë dhe 10 nipër e mbesa në mesin tonë.

Edhe pse historia e Barbarës përfundoi ‘të lumtur në jetë të jetëve’, nuk janë këto pasojat në pjesën më të madhe të tradhëtive, prandaj Dr. Silverman sugjeron që të shohësh brenda vetes nëse nuk je e lumtur ose e mërzitur me marrëdhënien tënde. “Lidhjet e shëndetshme rriten dhe evolojnë dhe të ndjerit i mërzitur është simptomë e stanjacionit të një marrëdhënieje. Në vend të krijoni lidhje të tjera, rrisni romancën, ndryshoni disa zakone në lidhjen tuaj dhe komunikoni më shumë për ndjenjat dhe nevojat tuaja. “Përpara se të transformonte jetën e saj, Barbara duhet të ndryshonte ritmin e jetës, mbase të rezervonte pushime me bashkëshortin ose mikeshat e saj, ose të zhvendosej në një qytet të rid he t’ia niste nga e para.

Arsyeja #4: “Bashkëshorti im punonte shumë. ”

Për 10 vjet, 49-vjeçarja Barbara Singer krijoi një jetë të pavarur nga burr ii saj, pasi ai nuk ishte kurrë vërdallë. “Gary ishte totalisht i konsumuar dhe i lodhur nga puna e tij—nuk kishte mbetur asgjë për mua,” thotë ajo. “Unë iu përkushtova e gjitha familjes time, dhashë gjithçka që kisha, por thellë brenda meje e dija që nuk e doja diçka të tillë për pjesën e mbetur të jetës time.” Një natë ajo takoi Tom, një të njohur dhe ndejti gjithë natën me të. Brenda dy javëve, ajo id ha fund martesës së saj dhe dy vite më vonë, ajo dhe Tom u martuan bashkë. Brenda një muaji Tom vdiq nga infarkti në zemër. “Njohja me Tom ishte gjëja më e mirë dhe më e keqe që më ka ndodhur. Ai erdhi në jetën time dhe më zgjodi, duke më treguar se jeta është e çmuar dhe në çdo moment mund të marrë fund, prandaj nëse kam një ëndërr ose synim, bëj mirë të lëviz.”

“Barbara ndihej vetëm për shumë vite dhe shkëputja nga partneri është pika e fillimit në pjesën më të madhe të lidhjeve jashtëmartesore,” tha Dr. Silverman. Ilaçi? Dialogo me partnerin tënd. Bisedat e hapura dhe të ndershme janë çelësi i martesave në ngërç.

Arsyeja #5: “Ai nuk ishte besnik në fillim.”

Larie Norvell ishte martuar prej një viti kur mori vesh që bashkëshorti e tradhëtonte. “Isha shumë e nevrikosur, por edhe e lënduar, pasi ndihesha sikur nuk isha mjaftueshëm e mirë për të—sikur nuk po bëja diçka si gruaja e tij dhe prandaj ai vendosi të dalë jashtë martesës tonë,” thotë 33-vjeçarja. Kjo larmi ndjenjash ishte nisma e tradhëtisë së saj. “E tradhëtova—më shumë për t’u hakmarrë, por edhe sepse kisha nevojë për vlerësim. Doja të dija nëse isha ende e dëshiruar nga meshkujt e tjerë.” Në momentin që tradhëtia e saj u zbulua, çifti u nda për disa muaj—por më pas nisën terapinë dhe mundën të shpëtojnë martesën e tyre.

“Ndëshkimi është shumë i zakonshëm kur dikush është tradhëtuar,” thotë Dr. Sileverman. Acarimi mund të jetë shumë i fuqishëm për të mjegulluar gjykimin e dikujt, prandja dhe doktori ngul këmbë që këto çifte duhet të kërkojnë patjetër ndihmë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat