Shqiptarët “jo” martesës, nga çfarë kanë frikë...

Life style

Shqiptarët “jo” martesës, nga çfarë kanë frikë...

Më: 1 janar 2016 Në ora: 16:18

A kanë frikë shqiptarët nga martesa. Duket se po. Kjo është përgjigja e cila tregohet nga të dhënat e Institutit të Statistikave, sipas të cilit, numri i atyre që shkojnë në altar, ka pësuar rënie nga viti në vit.

Të dhënat më të fundit, ato të vitit 2014, zbulojnë se në 12 muaj është regjistruar një mesatare prej 8.2 martesash për 1 mijë banorë.

Sipas shpjegimit të psikologëve të fushës, të rinjtë tremben nga përgjegjësitë ndaj edhe refuzojnë martesën.

Ndërkohë që nuk ka ndryshuar mosha mesatare e martesës. Sikurse edhe në dekadën e fundit ajo mbetet thuajse e njëjtë, 29,5 vjeç për meshkujt dhe 24,1 vjeç për femrat. Kjo në fakt duket se është edhe mosha ideale për të krijuar familje.

Në 15 vitet e fundit, 2004 është viti që ka shënuar rënien me të madhe të martesave me 6.9 martesa për 1000 banorë

Ndërsa 2003 ka shënuar rekordin e martesave me 9 martesa për 1000 banorë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat