Milevski shpreh pakënaqësi ndaj LSDM-së

Maqedonia

Milevski shpreh pakënaqësi ndaj LSDM-së

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 21:29
Goran Milevski

Goran Milevski u rizgjodh kryetar i Partisë Liberal Demokratike në Kuvendin e partisë. Ai në emisionin “Otvoreno Studio1” e sulmoi partinë e koalicionit LSDM-në dhe shprehu hapur pakënaqësinë e tij ndaj marrëdhënieve të tyre. Ai gjithashtu theksoi se ai nuk e mbështet ligjin për amnisti, i cili duhet të përfshijë të akuzuarit nga ngjarjet në Kuvend më 27 prilli të vitit të kaluar dhe për të zvogëluar dënimet për disa prej tyre.

“Bëmë të dielën kongresin me shumë kandidatë. Delegatët më dhanë përsëri besimin. Tani, përgjegjësia është shumë më e madhe, kështu që ne të gjithë këtë periudhë punuam për të përfunduar këtë proces të integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO dhe të ballafaqohemi me problemet e qytetarëve. Iu dha mundësia procesit. PLD është që 11 vjet në opozitë me LSDM-në dhe partneri i vetëm i koalicionit që nuk ka bashkëpunuar me Gruevskin. Duhet të vlerësohet, por fatkeqësisht harrohet kjo”, tha Milevski.

Nga ana tjetër, Nikica Korubin nga PLD-ja e akuzoi Milevskin për menaxhim jodemokratik të partisë dhe njoftoi se do të vepronte në mënyrë të pavarur në Kuvendin e Maqedonisë, domethënë do të jetë fraksion në partinë PLD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat