Ligji për tregjet e gjelbra në Maqedoni, “Do të përgjysmohen tregjet”

Maqedonia

Ligji për tregjet e gjelbra në Maqedoni, “Do të përgjysmohen tregjet”

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 21:42
Pamje nga video

Rate është pensionist, 68 vjeçar, nga Çento, i cili dhjetëra vite prodhon fasule dhe e shet në treg. Ai e mbështet sjelljen e ligjit për tregje të gjelbra për shkak se vlerëson se prodhuesit, ose në këtë rast bujqit, duhet të mbrohen.

“Unë shes për shkak se nuk kam ku ta jap. Kam mbjellë 5 kg qepë, dhe nuk kam ku ta jap, andaj jam i detyruar që të shkoj në treg. Mua blerësi mi merr për 20 denarë ndërsa i shet për 50 denarë. Kjo është monopol. Ata që kanë tezga kanë shpenzime, këtë e kam të qartë. Fasulen e blejnë 80, ndërsa e shesin 160 denarë. A është kjo ekonomi? A është e logjikshme”, tha Rate Vukanovski, Shitës.

Megjithatë, Pere i cili 16 vjet shet në këtë treg, nuk pajtohet. Thotë se ligji i ri jo vetëm që do të godas në xhepat e tregtarëve, por edhe do të përgjysmojë numrin e tyre, ndërsa kjo do të ndikojë edhe në uljen e numrit të blerësve.

“Nëse unë si blerës i parë, e marr mallin nga ai për ta shitur, si mundet ai si pronar i mallit të mos mund ta shes? Ose kërkon shumë, ose nuk është i mirë. Nëse nuk bën, shko nga tregu. Mos e sulmo pensionistin që dëshiron të punojë dhe që merr 10 mijë denarë dhe që dëshiron punë shtesë. Ai pensionist është i gatshëm që të paguajë tatimin vjetor prej 150 eurove. Edhe unë të jem në vendin e tij edhe unë do të paguaja që të kem të ardhura shtesë, përveç pensionit, nëse ndjehem i aftë për punë”, u shpreh Pere Josifovski, Shitës.

Nga Ministria e ekonomisë, na u përgjigjën se edhe përkundër vërejtjeve të tregtarëve, megjithatë Ligji do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm. Të premten, ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, do të takohet me Odën e tregtarëve që të bisedojnë rreth propozimeve dhe kritikave të tyre. Janë paralajmëruar edhe ndryshime të ligjit, por nga viti i ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat