Anëtarët e Këshillit gjyqësor dhe gjykatësit do të marrin paga më të larta për 21 mijë denarë

Maqedonia

Anëtarët e Këshillit gjyqësor dhe gjykatësit do të marrin paga më të larta për 21 mijë denarë

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Anëtarët e Këshillit gjyqësor dje kanë miratuar vendimi për t’i zmadhuar pagat e tyre dhe pagat e gjyqtarëve për 35%, njoftojnë nga Sindikata e punëtorëve të administratës.

Ata pretendojnë se vendimi ka efekt prapaveprues që rrith shtesat për pagë për afërsisht 21.000 denarë për muajt shtator dhe tetor të këtij vitit. Në faqen e internetit të Këshillit Gjyqësor në pjesën e Këshillit të Buxhetit Gjyqësor, nuk ka asnjë informacion për këtë vendim.

“Sindikata e punëtorëve të administratës konsiderojnë se vendimi është prapaveprues, i njëjti është edhe joligjor. Një vendim i tillë posaçërisht irriton shërbimin gjyqësor sepse për këtë shërbim, Këshilli buxhetor gjyqësor nuk ka bërë asnjë përpjekje për të gjetur ndonjë mënyrë për të paguar ndonjë shtesë apo ndonjë lloj tjetër të kompensimit monetar, as që është gjetur mundësia të paguhet shuma e paraparë me vendimin për sukses në mars të vitit 2017 i sjellur më 04.04.2017”, shkruajnë në reagim nga Sindiakta, njofton Telegrafi Maqedoni.

Javën e ardhshme është caktuar takim me përfaqësuesit e Sindikatës dhe kryeministrit Zoran Zaev për problemet e të punësuarve në shërbimin gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat