Elezi: Progres i rëndësishëm në reformën e financave publike

Maqedonia

Elezi: Progres i rëndësishëm në reformën e financave publike

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 20:43
Elezi: Progres i rëndësishëm në reformën e financave publike

Progres i rëndësishëm është bërë në reformën e financave publike. Zgjidhjet ligjore të parashikuara nga Programi për Reformën e Menaxhimit të Financave Publike janë përgatitur ose në fazën përfundimtare të përgatitjes, ndërsa në të njëjtën kohë po punohet për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve.

Sot në dialogun e tretë të MFP-së në Ministrinë e Financave,  morën pjesë përfaqësues nga Ministira e finnacave, Ambasadori i BE-së në Maqedoni Samuel Zbogar, Ministria e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës , përfaqësues nga institucionet, sektori joqeveritar dhe publik i ekspertëve.

“Në vitin 2018, ne u përqendruam në përmirësimin e legjislacionit në disa fusha kryesore, siç janë planifikimi dhe buxhetimi, prokurimi publik, kontrolli i brendshëm financiar publik, menaxhimi i borxhit publik dhe kontrolli financiar në sektorin publik”, tha zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi duke shtuar: “Në fazë është përgaditja e  një projekt-ndryshim i Ligjit të ri për Buxhetet dhe se në vitin e ardhshëm do të gjendet në  procedurë parlamentare. Kjo do të bëjë ndryshime të rëndësishme në miratimin e buxhetit, dmth. Do të prezantohet buxhetimi afatmesëm, si dhe në përgaditje është dhe  Ligji i ri për Kontrollin e Brendshëm financiar i cili pritet gjithashtu të hyjë në procedurën parlamentare vitin e ardhshëm”, theksoi mes tjerave Elezi.

Si pjesë e reformës gjithëpërfshirëse të financave publike janë masat e vazhdueshme për rritjen e transparencës.

“Është krijuar një platformë web "Buxheti i Qytetarëve", i cili përfshinte Buxhetin Shtesë për 2018 dhe Draft Buxhetin e 2019-ës. Gjithashtu, është në proces krijimi i Platformës së Hapur të Financimit, me të cilin publiku do të ketë njohuri për pagesat nga Thesari në kohë reale”, përfundoi Elezi.

Ambasadori i BE në vend Samuel Zbogar vuri në dukje se zbatimi i Programit të Menaxhimit të Financave Publike është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ai vuri në dukje se ka pasur përparim, veçanërisht në fushën e transparencës fiskale. MFP është programi i parë i reformave gjithëpërfshirëse në financat publike. Ajo synon të forcojë sistemin e financave publike dhe të përmirësojë efikasitetin dhe efektivitetin e shpenzimeve publike. Ky Program është përgatitur në bazë të bashkëpunimit intensiv të institucioneve relevante kombëtare, me mbështetjen e Delegacionit të BE-së dhe ndihmës profesionale nga SIGMA, duke marrë parasysh rekomandimet nga raportet për vlerësimin e situatës në fushën e menaxhimit të financave publike: PEFA, WB PFM Review, SIGMA Baseline Assessment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat