OBRM-PDUKM: Premtuan ajër më të pastër, asnjëherë nuk ka qenë ajri më i ndotur sa tani

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Premtuan ajër më të pastër, asnjëherë nuk ka qenë ajri më i ndotur sa tani

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 10:07
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një kumtese gna partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thonë se “premtuan ajër më të pastër, dhe i njëjti asnjëherë nuk ka qenë më i ndotur sa tani. Shkupi është qyteti më i ndotur në Evropë dhe në mesin e 10 qyteteve më të ndotura në botë dhe atë në dy muajt e fundit.

Sipas tyre, Tetova, Strumica, Manastiri dhe qytetet tjera në Maqedoni kanë ndotje të madhe të ajrit ndërsa niveli i grimcave kancerogjene PM10 janë disa herë mbi të lejuarën ndërsa Qeveria dhe qeverisja vendore nuk ndërmarrin asnjë masë.

“Ka para për gjithçka, vetëm për shëndetin e qytetarëve nuk ka”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se shpenzohen 700.000 denarë për lule dhe kafe, 26.000 denarë për zbukurim dhe asnjë denarë për ajrin e ndotur.

OBRM-PDUKM thotë se Zaevi është njeriu që shkonte qytet në qytet duke brohoritur “ajër-ajër”, dhe se premtonte ajër të pastër menjëherë kur ta marrë qeverisjen dhe dy vjet më pastaj asgjë nuk ka bërë nga ajo çka ka premtuar.

Qytetarët dhe shteti, sipas OBRM-PDUKM-së, nuk duhet të vuajnë për shkak të lojërave politike të dikujt dhe se e drejta për mjedis të pastër dhe ajër të pastër është e drejtë e secilit qytetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat