Shpallet në “Gazetë zyrtare” Ligji për amnisti

Maqedonia

Shpallet në “Gazetë zyrtare” Ligji për amnisti

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 12:37
Ligji për amnisti në gazetë zyrtare

Sot në “Gazetën zyrtare” u shpall Ligji për Amnisti që u votua nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me 95 vota “për” dhe asnjë kundër.

Paralelisht me shpalljen e ligjit në “Gazetë zyrtare” fillon të skadojë afati i pesë ditëve për të akuzuarit të kërkojnë kërkesë për amnisti te Gjykata.

Pas marrjes së kërkesës për amnisti, Gjykata në afat prej pesë ditësh vendos nëse do të amnistojë personin në fjalë me mendimin paraprak nga Prokuroria që do informoj gjykatën për dëshmitë.

Ndryshe, për ngjarjet në Kuvend të akuzuar janë 33 persona prej të cilëve 31 për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën penale “nxitje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat