LSDM: OBRM-PDUKM 11 vite e kishte injoruar problemin me ajrin e ndotur

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM 11 vite e kishte injoruar problemin me ajrin e ndotur

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 11:07
LSDM

Duke injoruar një problem të tillë të rëndësishëm si ndotja e ajrit dhe dështimi për të ndërmarrë ndonjë veprim të caktuar për zgjidhjen e këtij problemi është pasqyra 11 vjeçare e joseriozitetit dhe papërgjegjshmërisë ndaj qytetarëve dhe mjedisit nga ana e OBRM-PDUKM-së.

Nga LSDM thonë se e kundërta e këtij joserioziteti, qeveria e LSDM-së, dhe qyteti i Shkupit, komunat dhe institucionet kompetente kanë marrë masa të vazhdueshme për zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur.

“Aktivitetet për restaurimin e zonave të gjelbra të shkatërruara vazhdojnë çdo ditë në nivel të të gjitha komunave. Si pjesë e këtyre veprimeve, Bashkia e Shkupit dhe Komuna e Gazi Babës rindërtuan dhe rregulluan parkun finlandez në vendbanimin e Çentos, në një sipërfaqe prej 13 mijë metra katror”, thonë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM së bashku me të gjitha institucionet kompetente vazhdon të jetë e përkushtuar për një mjedis më të shëndosh dhe ajër më të pastër për të gjithë qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat