OBRM-PDUKM më 16 shkurt zgjedh kandidatin për president të Maqedonisë

Maqedonia

OBRM-PDUKM më 16 shkurt zgjedh kandidatin për president të Maqedonisë

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 21:12
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM në takimin e sotëm të udhëheqësisë së saj në Prilep vendosi që kandidatin për president të Maqedonisë ta zgjedh kongresi i partisë më 16 shkurt.

Më herët partia opozitare do të shpall konkurs për aplikim të kandidatëve e cila do të jetë i hapur për dhjetë ditë.

“Pastaj do të kemi takim me të gjithë kandidatët. Ato do të shkojnë nëpër komitetet komunale dhe do të takohen me qytetarët. Duhet ta tregojnë vizionin e tyre si president potencial me çka ne do të vendosim se kë do të zgjedhim”, tha lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Presidentit aktual, Gjorge Ivanov i mbaron mandati i dytë, ndërsa në zgjedhjet e ardhshme presidenciale duhet të mbahen në maj të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat