Shqipëri-Maqedoni, promovim si një treg unik për investime, tregti dhe turizëm

Maqedonia

Shqipëri-Maqedoni, promovim si një treg unik për investime, tregti dhe turizëm

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 11:53
Bardhyl Dauti

“Shqipëria dhe Maqedonia, synojnë të jenë një treg i përbashkët rajonal, për thithjen e investimeve, zhvillimin e tregtisë dhe të turizmit reciprok midis dy vendeve”.

Ky është mesazhi që dha sot Bardhyl Dauti, ministër për Investimet e Huaja në Qeverinë e Maqedonisë gjatë një interviste në Tiranë, për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), ku ndër të tjera, theksoi se bizneset e Maqedonisë synojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, duke shfrytëzuar shërbimet në Portin e Durrësit dhe jo në atë të Selanikut.

Ministri Dauti, njëherazi profesor i Makroekonomisë në Universitetin e Tetovës, Maqedoni, u shpreh se biznesi i Maqedonisë duhet të shfrytëzojë sektorin e turizmit në Shqipëri, posaçërisht për investime në hotelet me 4 e 5 yje dhe resorte turistike.

“Ndërsa biznesi shqiptar ka mundësi të rrisë invesimet në Maqedoni në zonat zhvillimore industriale. Në kuadër të Fondit për Ballkanin Perendimor, do të ishte mirë që Shqipëria dhe Maqedonia të promovohen si një treg unik, në mënyrë që dhe të ardhurat potenciale të jenë të mirëseardhura për të dy vendet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat