OBRM-PDUKM: Mickoski nuk e ka shtrenjtuar energjinë elektrike

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Mickoski nuk e ka shtrenjtuar energjinë elektrike

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 15:53
OBRM-PDUKM

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM kanë reaguar ndaj deklaratave të LSDM-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, kur Hristijan Mickoski ishte drejtor i ELEM-it, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në fakt, ato siç gënjyen gjatë fushatës, tani po përpiqen të heqin qafe gënjeshtrat dhe të arsyetohen për paaftësinë e tyre. Është një gënjeshtër e kulluar se është shtrenjtuar energjia elektrike, në kohën kur Hristijan Mickoski ishte në postin e drejtorit të ELEM-it”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga OBRM-PDUKM thonë se gjatë mandatit të tij, kompania regjistroi një prodhim rekord të energjisë elektrike dhe arsyeja kryesore për shtrenjtimin e energjisë elektrike duhet ta kërkojnë në “biznesin bonbon” të Sheqerinskas në vitin 2005.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat