Policia nuk lejoi që të bllokohet rruga Kërçovë-Ohër

Maqedonia

Policia nuk lejoi që të bllokohet rruga Kërçovë-Ohër

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 17:43
Kërçovë-Ohër

“Maqedonia Bllokon”, e udhëhequr nga Janko Baçev sot kanë tentuar që të bllokojnë rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër tek vendi Drugovë në Kërçovë.

Në marshin protestues kanë marrë pjesë prej 15 deri 20 persona, të cilët mbanin flamuj rus dhe jelekë të verdhë. Policia nuk lejoi bllokimin e rrugës, por iu lejoi që të marshonin përgjatë magjistrales nga Drugova deri në Kërçovë, por komunikacioni nuk ka qenë tërësisht i bllokuar.

Marshi protestues është zhvilluar nën pjesëmarrjen e forcave policore, dhe nuk ka pasur ndonjë problem.

Bllokimi, siç njoftuan nga “Maqedonia Bllokon” për mediat është për shkak kundërshtimit të ndryshimeve kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat