Anulohet seanca për ngjarjet e 27 prillit, Çavkov dorëzon kërkesë për deklasifikimin e dëshmive nga MPB

Maqedonia

Anulohet seanca për ngjarjet e 27 prillit, Çavkov dorëzon kërkesë për deklasifikimin e dëshmive nga MPB

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 10:53
Foto

Seancat gjyqësore të caktuara për sot dhe nesër për ngjarjet e 27 prillit, janë anuluar për shkak të kërkesës nga gjykata për deklasifikimin e dëshmive nga MPB, e dorëzuar nga i akuzuari Mitko Çavkov.

Gjykimi pritet të vazhdojë të mërkurën, ndërsa seanca e fundit u mbajt të premten kur u prezantuan dëshmi materiale shtesë nga ana e avokatit të Çavkovit, Sashko Dukoski,

Kurse nesër skadon afati për dorëzimin e kërkesave për të përfituar nga Ligji për falje për të akuzuarit për të “enjten e përgjakshme”. Deri tani kërkesë për falje kanë paralajmëruar të akuzuarit Krsto Mukoski, Nikolla Mitrevski Koljo, Oliver Radullov, Mlladen Dodevski, ndërsa pritet të dorëzojnë edhe deputeti Sasho Vasilevski dhe i akuzuari Aleksandar Vasilevski – Ninxha.

Sipas ligjit, amnisti nuk do të ketë për organizatorët, personat që kanë kryer dhunë fizike, që kanë poseduar armë, si dhe personat zyrtarë që kanë tejkaluar kompetencat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat