Dragan Tevdovski: Borxhi publik është vendosur nën kontroll

Maqedonia

Dragan Tevdovski: Borxhi publik është vendosur nën kontroll

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 14:33
Dragan Tevdoski

Borxhi publik është vendosur nën kontroll, ndërsa këtë vit janë bërë dhjetëra reforma kyçe për sistem më të mirë të financave publike, vlerësoi sot ministri i Financave Dragan Tevdoski.

Ai potencoi se me reformën tatimore do të sigurohet sistem tatimor korrekt dhe konsolidim gradual fiskal. Reforma pensionale do ta stabilizojë FSPI dhe do ta zvogëlojë deficitin në Fond, ndërsa reforma e sistemit social do të garantojë të ardhura minimale dhe përcaktim më të mirë të transferimeve sociale.

“Këtë vit kemi rreth dhjetë reforma kyçe në financat publike. Borxhi publik është vendosur nën kontroll dhe zbatohet konsolidimi fiskal gradual. Në vitin 2016 borxhi publik arrinte 48.8 për qind, ndërsa sot është 48.2 për qind. Është rritur besimi te investuesit,e cila ndikoi në uljen e normës së interesit dhe rritjen e afateve e instrumenteve. Këtë vit kemi lëshuar bono 30-vjeçar si dhe eurobondi më i suksesshme deri tani historikisht me normë më të ulët interesi prej 2.75 për qind. Konsolidimi fiskal zbatohet gradualisht drejt qëndrueshmërisë së borxhit publik, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm projektuam deficit më të ulët në krahasim këtë vit, si përqindje e BPV-së dhe në vlerë absolute”, tha Tevdovski në takimin e sotëm me gazetarët.

Ministri theksoi edhe se Qeveria ka bërë zgjidhje sistemore për detyrimit e mbetura nga pushteti paraprak.

Në kontekst të dhjetëra reformave kyçe, Tevdoski përmendi se sistemi për furnizimeve publike është harmonizuar me standardet evropiane, si dhe se Qeveria lufton kundër korrupsionit përmes masave për parandalimin e larjes së parave.

Ai potencoi se janë vendosur mjete si fletëparaqitje të plotësuara vjetore dhe masa të tjera të cilat i lehtësojnë procedurat për qytetarët dhe firmat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat