Maqedoni, sekuestrohen 55 mijë mjete piroteknike

Maqedonia

Maqedoni, sekuestrohen 55 mijë mjete piroteknike

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 16:00
Ilustrim

55 mijë mjete piroteknike policia i ka sekuestruar në Manastir dhe Shkup, në aksionin për parandalim të shitjes ilegale dhe përdorimit të këtyre mjeteve piroteknike.

Te personat me inicialet R.E nga Manastri dhe A.M nga Shkupi, janë gjetur më shumë se 52 mijë copë pushkaliqe, mbi 400 copë raketë, dhe mbi 3000 mjete tjera shpërthyese.

Kundër të dy personave është ngritur kallëzim penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat