Zaev: Nuk duhet të lejojmë të përsëriten ndarjet mes qytetarëve - Bota Sot
Zaev: Nuk duhet të lejojmë të përsëriten ndarjet mes qytetarëve

Maqedonia

Zaev: Nuk duhet të lejojmë të përsëriten ndarjet mes qytetarëve

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 16:27
Zoran Zaev

“Qëllimi jonë është t’i kujtojmë, por të mos lejojmë që asnjëherë të përsëriten skenat ndarjes dhe shkaktimit të konflikteve të cilat njerëzit i ndajnë në “tonët dhe tuajit”. Le të mbeten vetëm kujtime dhe të mos përsëriten asnjëherë”.

Këtë e theksoi sot kryeministri Zoran Zaev, në ditën e hapur me iniciativë të organizatave qytetare me temë: “Konsultimet për përpunimin e strategjisë kombëtare për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizmi në Maqedoni”, që u mbajt në hapësirat e qeverisë.

Zaev tha se toleranca është kushti më i rëndësishëm për marrëdhëniet demokratike mes grupeve me dallime, si dhe siç tha është pikë e fillimit për vendosjen fund të mosdurimit dhe urrejtjes.

Ai shtoi se në vend të urrejtjes duhet të ketë komunikim, në mënyrë që të tejkalohen keqkuptimet dhe të ketë mirëkuptim.

“Një nga misionet e strategjisë është ta çmojmë vizionin e vendit tonë si shtet i maqedonasve, shqiptarëve, turqve, serbëve, romëve, vllehve, boshnjakëve dhe gjitha bashkësive tjera etnike”, tha Zaev.

Përveç Zoran Zaevit, në këtë ngjarje fjalim mbajti edhe ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...