Muzafer Bajram dhe Elvin Hasan janë dy ministrat e rinj pa resor

Maqedonia

Muzafer Bajram dhe Elvin Hasan janë dy ministrat e rinj pa resor

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 20:35
Kuvendi i Maqedonisë

Sot pasdite Kuvendi me propozim të Qeverisë ka emëruar në postin e ministrave pa resor Muzafer Bajram dhe Elvin Hasan.

Bajram do të shërbejë si ministër pa portofol për zbatimin e strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Maqedoni, kurse Elvin Hasan do të shërbej si ministër pa portofol përgjegjës për investimet e huaja.

Bajram dhe Hasan do ta zënë vendin e Adnan Qahil dhe Aksel Ahmedovski, të cilët poashtu në seancën e sotme u shkarkuan nga postet e njëjta të ministrave pa resor.

Zoran Zaev në arsyetimin e shkarkimeve, tha se kjo nuk bëhet nga ndikimet partiake, por është vendim i përbashkët i partnerëve të koalicionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat