Qytetarët e Maqedonisë ndër më të armatosurit në botë

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë ndër më të armatosurit në botë

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 21:16
Ilustrim

Maqedonia renditet e 12-ta në mesin e 230 vendeve dhe territoreve në mbarë botën sa i përket posedimit të armëve nga qytetarët, tregon një hulumtim i një organizate nga Gjeneva.

Shkalla e posedimit të armëve të zjarrit nga civilët në Maqedoni është rreth 30 për qind, ose vlerësimi është se në vitin 2017 në vendin me mbi 2 milionë banorë ka 621,000 armë të lehta në duart e qytetarëve, disa nga to janë legale dhe ca të tjera ilegale.

Top 10 vendet me sasinë më të madhe të armëve të vogla në duart e civilëve janë: SHBA 393,3 milionë, India 71.1 milionë, Kina 49.7 milionë, Pakistani 43.9 milionë, Rusia 17.6 milionë, Brazil 17.5 milionë, Meksikë 16.8 milionë, Gjermani 15.8 milionë, Jemeni 14.9 milionë dhe Turqia 13.2 milionë.

Top 10 vendet në bazë të përqindjes së pronësisë së armëve nga qytetarët: SHBA 120,5 për qind, 52.8 për qind Jemen, Mali i Zi dhe Serbia me 39.1 për qind, Kanada dhe Uruguai nga 34.7 për qind, Qipro 34 për qind, Finlandë 32.4 , Liban 31.9 dhe Islanda 31.7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat