Mijallkov, Kamçev, Janakieski dhe Bozhinovski mund të lirohen nga paraburgimi

Maqedonia

Mijallkov, Kamçev, Janakieski dhe Bozhinovski mund të lirohen nga paraburgimi

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 09:42
Sasho Mijallkov

Prokuroria Speciale ka dhënë mendim pozitiv se paraburgimi i të dyshuarve për lëndën “Perandoria” mund të zëvendësohet me arrest shtëpiak.

Liria e kufizuar e të dyshuarve tani është në duart e gjykatësve të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Penale. Nëse ata vendosin, Sasho Mijallkov, Orce Kamçev, Cvetan Pandelleski dhe të dyshuarit tjerë do të dalin nga burgu.

Ndryshe, gjykata refuzoi garancionet e të akuzuarve Mile Janakieski dhe Kirill Bozhinovski, të paraburgosur në rastin “Titanik”, por për ata pritet që të pranohet propozimi për arrest shtëpiak.

Orce Kamçev ka dorëzuar ankesë për paraburgimin me garancë prej 14.5 milionë euro dhe para Gjykatës Penale dhe Gjykatës së Apelit. Kurse Mijallkov ka ofruar garancë një milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat