Konfiskohet sasi e madhe e mjeteve piroteknike në shtëpinë e një personi në Ohër

Maqedonia

Konfiskohet sasi e madhe e mjeteve piroteknike në shtëpinë e një personi në Ohër

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 12:08
Ilustrim

Policia e Maqedonisë ka gjetur mbi 7 mijë mjete piroteknike në shtëpinë e 31-vjeçarit në Ohër.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrolleve në shtëpinë e personit A.S, janë gjetur dhe konfiskuar rreth 7435 mjete piroteknike. Mes tyre ka pasur edhe raketa piroteknike, si dhe fishekzjarrë nga prodhime të ndryshme.

Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, SPB Ohër kundër personit të dyshuar do të dorëzojë padi adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat