Baily: Çfarëdo sugjerimi se SHBA-të kanë dashur të udhëheqin me ndonjë vendim gjyqësor është gënjeshtër

Maqedonia

Baily: Çfarëdo sugjerimi se SHBA-të kanë dashur të udhëheqin me ndonjë vendim gjyqësor është gënjeshtër

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 21:13
Jess Baily

Çfarëdo sugjerimi se Shtetet e Bashkuara kanë dashur të udhëheqin me ndonjë vendim gjyqësore është një gënjeshtër, thotë mes tjerash ambasadori amerikan Jess Baily në një letër që ai e dërgoi deri tek kryetari i Gjykatës Themelore Shkup 1, Ivan Xholev.

Në letër, e cila ka datën e 18 dhjetorit, Baily u kërkon gjykatësve të mos e përmendin Ambasadën e SHBA-ve për përgjegjëse për vendimet që ata marrin për paraburgim dhe gjykime.

“Gjatë javëve të fundit, kolegëve të mi dhe mua, na është thënë në disa raste se gjykatësit i kanë nënshkruar vendimet gjatë miratimit lëndëve gjyqësore, hetime dhe paraburgime nën “udhëzime nga amerikanët”. Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta. Shtetet e Bashkuara mbështesin dhe mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit në Maqedoni. Ne besojmë që gjyqtarët duhet të marrin vendime në bazë të ligjeve në fuqi dhe dëshmive të lejuara, dhe jo në bazë të vlerësimeve politike apo ndërhyrjeve nga ndonjë person politik apo qeveritar. Ky është mesazhi ynë i qëndrueshëm, publikisht dhe privatisht”, shkruan ai në letër.

Baily thekson se programet e SHBA-ve për trajnim dhe mentorimit janë hartuar për të çuar përpara aftësitë profesionale dhe elasticitetin e gjyqtarëve të Maqedoni në mënyrë që të jenë në gjendje të përballojnë presionin e jashtëm dhe të marrin vendime të pavarura dhe të qëndrueshme. Ai thekson se çdo sugjerim që Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të menaxhojnë në ndonjë vendim gjyqësore është gënjeshtër.

“Unë jam thellësisht i shqetësuar nga thashethemet e vazhdueshme të tilla të rreme, duke pasur parasysh përkushtimin tonë ndaj një gjyqësori të pavarur. Për të ndihmuar në ekspozimin e këtyre pretendimeve të rreme, Ju lutem të ndani përmbajtjen e kësaj letre me gjyqtarët e tjerë në mënyrë që të sigurohen që pozicioni ynë është dhe do të mbetet i njëjtë, domethënë ato janë të pavarura në zbatimin e ligjit, dhe se asgjë, përveç fakteve dhe ligjit nuk duhet të ndikojnë në vendimet e tyre”, thuhet në letrën e Baily drejtuar Xolevit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat