Në Greqi ekziston optimizëm për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

Në Greqi ekziston optimizëm për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 07:18
Foto ilustrim

Në prag të votimit të fundit për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni dhe para ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në Kuvendin grek, mbizotëron optimizmi në Greqi se të dy vendet do të përmbushin me sukses detyrimet e parashikuara, njofton korrespondenti i AIM-së nga Athina.

Pritjet në Greqi janë që, sapo të përfundojë rishikimi i Kushtetutës në Maqedoni, ndryshimet për të cilat rrethet diplomatike greke thonë se ato janë në përputhje me marrëveshjen, marrëveshja e Prespës do të arrij menjëherë në Kuvendin grek, gjë e cila mund të ndodhë edhe në muajin janar.

Lidhur me ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, procesi i dytë që duhet ndjekur në Greqi pas ratifikimit të vetë marrëveshjes, vlerësimet janë se kjo mund të ndodhë deri në muajin maj, por në asnjë rast nuk do të mbetet që këtë ta bëjë qeveria e ardhshme greke.

Me këtë gjithashtu mohohen spekulimet dhe skenarët në Greqi, se qeveria aktuale nuk mund të ratifikojë protokollin e NATO-s. Qarqet diplomatike greke shprehin optimizëm se qeveria aktuale ka një shumicë të dyfishtë për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës dhe për besimin pavarësisht qëndrimit të partnerit të koalicionit, Panos Kammenos se ai do të tërheqë ministrat e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat