Vazhdon amnistimi i të akuzuarve të “27 Prillit”

Maqedonia

Vazhdon amnistimi i të akuzuarve të “27 Prillit”

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 10:14
27 prillit të vitit 2017

Vazhdon amnistimi i të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë, si dhe shfuqizimi i paraburgimeve për veprat penale nga pushteti i kaluar, njofton Portalb.mk.

Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Shkupi 1 i ka amnistuar organizatorët e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, më saktësisht i ka miratuar kërkesat e Bogdan Ilievskit, Vllado Jovanovskit dhe Boris Damovski.

Për kërkesat e tjera, për të cilat Prokuroria ë ka dhënë mendim negativ, siç theksojnë nga Gjykata Penale, Këshilli ka miratuar vendim me të cilin ata refuzohen si të pabaza. Të akuzuarit kanë afat për ankesë prej tre ditëve në gjykatat më të larta.

Të gjitha kërkesat janë në fazë të vendosjes dhe nga Gjykata Penale thonë se në afatin e caktuar ligjor do të miratohen vendimet të cilat do t’u dorëzohen palëve, ndërkaq opinioni është i njoftuar.

Mendimi se personat të cilët kanë kërkuar amnisti nuk i plotësohen kushtet në pajtueshmëri me ligjin për amnisti është dhënë në 14 raste. Deri më tani gjithsej janë dorëzuar 66 kërkesa për amnistim të akuzuarve për 27 prillin, janë miratuar 16. Grupi i parë u amnistua dje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat